Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Serbja nxjerr një tjetër foto të Labinotit duke e bërë situatën edhe më ‘lëmsh’

11. Dezember 2025

Kiara Tito shpërthen ndaj këtij personi: “E turpshme!”

11. Dezember 2025

Selvija bën postimin e papritur për motrën e Shpat Kasapit, Jehonën

11. Dezember 2025

Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

11. Dezember 2025

“Puthen” Klodi dhe Londrimi?

11. Dezember 2025

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

11. Dezember 2025

Burra me qira, trendi i ri i grave në këtë shtet evropian

10. Dezember 2025

Loredana Zefi kritikon Big Brother Kosova: Vërtetë frikësues …

10. Dezember 2025

Eskalon Benita: Do e mb’ysë, do e kapi dhe do dal jashtë …

10. Dezember 2025

Pak muaj pas akuzave publike, Dafina bën postimin e papritur për Labin

10. Dezember 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Pse duhet të hani më shumë hudhra gjatë verës?
Shëndeti

Pse duhet të hani më shumë hudhra gjatë verës?

13. Juli 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit. Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj.

Por pse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit?

Arsyet i gjeni më poshtë:

Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Pak kalori

Hudhra mund të përmirësojë shijen e shumë ushqimeve të verës dhe ofron pak kalori. Mjafton një ose dy thelpinj hudhër, jo vetëm për të gatuar diçka të shijshme por edhe për të marrë vlerat e nevojshme.

Hollon gjakun

Gjaku i njeriut mund të trashet më shumë gjatë verës kur trupi humbet ujë nëpërmjet djersitjes dhe njerëzit duhet të pinë më shumë ujë që të hidratohen. Hudhra njihet si një ndër perimet më të mira për hollimin e gjakut, madje shmang trombozën.

Vitamina C

Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve. Lëkura ka më shumë nevojë për këtë vitaminë sepse është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë. Një racion prej 28 gramë hudhër ofron dhe plotëson 15% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Antioksidantët

Hudhra është shumë e pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira në organizëm. Antioksidantët tek hudhra mbështesin mekanizmat mbrojtës së trupit kundër dëmeve të shkaktuara prej këtyre substancave.

Përpos tyre, hudhra mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut dhe e mbron trurin nga sëmundjet që i kanosen si pasojë e moshës apo stilit të jetesës./AgroWeb.org

Hudhra
Share. Facebook
Previous ArticlePorsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të mbledhurat shkojnë në Fondacionin e Sunny Hill
Next Article Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli publikojnë bashkëpunimin

Related Posts

Lëngu i hudhrave, përdorimet në mjekësinë popullore

27. August 2025

Si mund të ndikojë në shëndet konsumi i rregullt i pjeshkave?

13. Juli 2025

Pse disa njerëz nuk djersiten kurrë? – gjenetika ofron përgjigje të habitshme

12. Juli 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Serbja nxjerr një tjetër foto të Labinotit duke e bërë situatën edhe më ‘lëmsh’

Read More

Kiara Tito shpërthen ndaj këtij personi: “E turpshme!”

Read More

Selvija bën postimin e papritur për motrën e Shpat Kasapit, Jehonën

Read More

Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.