Prokuroria kërkon 30 ditë parabur/gim për Molliqajn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së parabur/gimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së parabur/gimit ndaj dy (2) personave të ndaluar, në drejtim të veprës pen/ale “Su/lm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ulaj.
Molliqaj dhe Megjuani aktualisht janë nën masën e ndalimit prej 48-orëve, pasi u arre/stuan të martën.
Megjuani u arre/stua pasi iu përgjigj pozitivisht ftesës për paraqitje nga Policia, ndërsa Molliqaj u arre/stua dje në mbrëmje në dalje të Prishtinës.
Po ashtu, sipas policisë, Molliqaj ishte kërkuar në adresat e banimit dhe policia nuk e kishte hasur të njëjtin dhe i kishte lënë edhe një ftesë për paraqitje vullnetare, por i dyshuari nuk e kishte përfillur.