Princi Harry u vesh si ‘Spiderman’ për të dhënë një mesazh të ngrohtë për fëmijët, prindërit e të cilëve vdiqën ndërsa shërbenin në Forcat e Armatosura Britanike.
Duka i Sussex- i cili humbi nënën e tij, Princeshën Diana, në moshën 12-vjeçare – shpjegoi në një video të luajtur në festën vjetore të Krishtlindjeve të Scotty’s Little Soldiers të shtunën (3 dhjetor) se pse fëmijët nuk kanë nevojë të ndihen fajtorë që duan të shijojnë sezonin e festave.
“Krishtlindjet janë një kohë kur na mungojnë të dashurit tanë me të vërtetë shumë dhe kjo është në rregull, por në të njëjtën kohë, mund të jetë e mundur të ndihemi fajtorë për argëtimin pa prindërit tanë”, tha Harry, 38 vjeç, në klip.