Poli\cia thotë se falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare nga Vushtrria.
Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë p\olicorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve polic\or në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, njofton pol\icia.