Mediat ndërkombëtare po raportojnë për zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në vendin tonë.
“Deutche Welle” shkruan se kosovarët votojnë mes thirrjeve që politikanët të rifillojnë dialogun me Serbinë dhe normalizimin e raporteve, transmeton KTV.
“Associated Press” shkruan se zgjedhjet mbahen pasi kryeministri dha dorëheqjen në korrik pas një kërkese nga një gjykatë me qendër në Hagë, për ta marrë në pyetje për krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës.
Edhe “Reuters” raporton për zgjedhjet në vendin tonë.
Qendrat e votimit u hapën për zgjedhjet nacionale ku çështjet kryesore për 1.9 milion votues janë korrupsioni dhe marrëveshja e paqes me Serbinë, që do t’i hapte rrugën anëtarësimit drejt Kombeve të Bashkuara.