Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmoi se një nga shkollat e saj në Gazën veriore, e cila po përdorej si strehë, u godit të shtunën. Video nga vendi i ngjarjes tregon trupa të gjakosur në ndërtesën dykatëshe. Mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.
Në video shihen një duzinë kufomash në dysheme të mbuluar me pluhur.
Një zëdhënës i agjencisë kryesore të ndihmës së OKB-së në Gaza, e cila drejton shkollat në kampet e refugjatëve palestinezë, konfirmoi se ndërtesa është shkolla al-Fakhoura në Jabaliya.
Sipas informacioneve raportohet për 50 viktima. Shefi i UNRWA, Filipe Lazzarini, i cili i përshkroi imazhet si “të tmerrshme”, tha se 4,000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar në momentin e bombardimit.