Disa nxënës në shkollën fillore “Sit Eeti Shaanáx̱ Glacier Valley” në Juneau, Alaska, gëlltitën izolues dyshemeje gjatë mëngjesit të së martës, duke besuar se ishte qumësht. Të paktën një student kërkoi kujdes mjekësor.
Nxënësit u ankuan për qumështin me shije të keqe që u digjte gojën dhe fytin. Stafi e kuptoi shpejt se studentëve iu ishte shërbyer rastësisht izolues dyshemeje.
Ata po merrnin pjesë në aktivitetin Mësimi për të Rinjtë (RALLY), kur iu shërbye nga NANA Management Services (NMS), ajo qw ata besonin se ishte qumësht, një korporatë e shërbimeve ushqimore dhe objekteve me bazë në Alaskë.
Jo shumë kohë pasi studentët folën për substancën me shije të keqe, stafi i NMS dhe RALLY kontrolluan kontejnerin nga vinte, kuptuan se fëmijëve u ishte shërbyer izolues dyshemeje dhe kontaktuan kontrollin e helmimeve.
Një hetim për incidentin është nisur me ndihmën e distriktit shkollor, NMS, qytetit dhe bashkisë së Juneau dhe Departamentit të Policisë në Juneau.
Sipas Marler Clark, një firmë ligjore për sigurinë ushqimore në Seattle, studentëve iu shërbyen Hillyard Seal 341. Fleta e të dhënave të sigurisë së atij produkti përshkruan lëngun si qumësht në pamje dhe këshillon të pini ujë nëse gëlltitet aksidentalisht dhe të kërkoni kujdes mjekësor nëse individi fillon të ndihet i sëmurë. Sipas faqes së internetit të Hillyard, “Seal 341 jo vetëm që rrit ngjyrat natyrale në dyshemetë e forta, por mbron të gjitha dyshemetë nga papastërtitë, derdhjet dhe gërvishtjet”.