Udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë sugjerojnë që të pimë gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.
Influencer në rrjetet sociale kanë ungjillëzuar faktin që duhet të pihet deri në 4 litra ujë në ditë për t’u dobësuar, hequr rrudhat dhe për të ndihmuar trurin. Jemi të zhytur në hidratim, por a është e nevojshme kaq shumë ujë?
“Uji përbën mbi gjysmën e peshës së trupit tonë, kështu që të qëndrosh i hidratuar është thelbësor për shëndetin”, thotë Dr Emily Leeming, shkencëtare e të ushqyerit në ZOE, një program kërkimor i bazuar në King’s College në Londër. “Edhe një reduktim i vogël në nivelet tona të hidratimit mund të shkaktojë dhimbje koke, tharje të gojës dhe marramendje. Në terma afatgjatë, mund të lidhet me infeksionet e traktit urinar dhe gurët në veshka.