Një person u lëndua nga djegia e kamionit në Prishtinë, edhe tri vetura u përfshinë nga zj/arri
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e një kamioni në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Pak më parë publikoi pamje të djegies së kamionit në lagjen “Dardania” të kryeqytetit
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.
Ajo ka bërë të ditur se edhe tri vetura tjera janë përfshirë nga zjarri.
“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zja/rri. Dyshohet që nga zj/arri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zja/rrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.