Ata që e shohin këtë Nissan GT-R i vitit 1996, lehtë mund ta paramendojnë se bëhet fjalë për modelin tipik R33, por në fakt bëhet fjalë për njësinë më të shpejtë në botë dhe të vetmen që gjendet në Amerikën e Veriut.
Ajo çfarë e dallon këtë njësi është historia e tij. Nissan në vitin 1996 iu bashkua kompanisë për modifikimin e veturave Nismo, në mënyrë që së bashku të prodhojnë GT-R Nismo 400R.