Bilbili i Kosovës dhe muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, dje ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.Në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora tetë ka filluar të mbahet e pamja për vdekjen e saj.E pamja do të jetë e hapur sot deri në ora 17:00, ndërsa nesër do të bëhen homazhet në hollin e Teatrit Kombëtar.Ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës.