Një ligj i ri në Shtetet e Bashkuara që ndalon shitjen e produkteve të duhanit për këdo nën moshën 21 vjeç, tani është në fuqi, sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
Trumpi tha javën e kaluar se rritja e moshës së pirjes së duhanit në 21 vjeç është duke shënuar ndryshim si një nga pikat kryesore të tij.
Rritja e moshës ligjore për të blerë produkte të duhanit në Shtetet e Bashkuara nga 18 në 21 shënon një arritje të madhe shëndetësore publike për Shtëpinë e Bardhë.
Tashmë ka pasur disa shtete që kanë miratuar ligje për të rritur moshën e blerjes së duhanit në 21 vjeç.
Që nga dhjetori, 19 shtete kanë rritur moshën minimale për të blerë produkte të duhanit në 21, sipas Fushatës jofitimprurëse për fëmijët pa duhan: Arkansasi, California, Connecticuti, Delaware, Hawaii, Illinoisi, Maine, Marylandi, Massachusettsi, New Jersey, New Yorku, Ohio, Oregoni, Pennsylvania, Texasi, Utahi, Vermonti, Virginia dhe Washingtoni.
Uashington, DC dhe më shumë se 500 qytete, gjithashtu kanë rritur moshën per blerjen e duhanit.