Tifogrupi “Plisat” nuk do të jenë të pranishëm sonte në ndeshjen e fundit që Shqipëria e zhvillon në fazën grupore të ciklit kualifikues për EURO 2024, ndaj Ishujve Farore në “Air Albania”.
Sipas një anëtari të tifogrupit, kjo për arsyen se Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ndarë bileta për ta, duke ia pamundësuar hyrjen në stadium.
Sipas tyre, kjo nuk do t’i ndalë ata të festojnë, pasi do ta bëjnë këtë në Prishtinë.