Përdorimi i produkteve të kujdesit ndaj lëkurës që kanë përmbajtje të vitaminës E, si dhe ampulat sugjerohen të përdoren kryesisht nga personat me lëkurë të thatë.
Nëse lëkura juaj është e yndyrshme dhe tendenca akneike, ky nuk është produkti i duhur për ju.
Vitamina E gjendet në sebumin e lëkurës dhe nëse ju keni prodhim të lartë të tij nuk ju nevojitet më shumë.
Përfitimet e lëkurës:
- Vepron si antioksidant
- Ndalon humbjen e lagështisë dhe ruan hidratimin
- Mbron nga dëmtimi i qelizave
- Zbut lëkurën
- Mbron nga rrezet e dëmshme të diellit
Në cilat ushqime mund ta gjeni vitaminën E?
- Farat dhe vaji i lule diellit
- Arrorët
- Vaji i misrit
- Brokoli
- Kivi
- Mango