Sara Tavares, këngëtarja e cila konkurroi në ‘Eurovision Song Contest’ në vitin 1994, ka vdekur në moshën 45 vjeçare.
Ajo ishte diagnostikuar me tumor në tru për më shumë se një dekadë më parë, në vitin 2009.
Për vdekjen e saj kanë raportuar mediat lokale.
Në vitin 1994, këngëtarja fito konkursin kombëtar të këngës televizive në Portugali, të quajtur Chuva de Estrelas, pasi këndoi këngën One Moment in Time të Whitney Houston.