Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare një ndër ikonat e muzikës shqipe, Ismet Peja.
Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.
“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai në Facebook.
https://www.facebook.com/visar.peja1/posts/10222898918756913
Ismet Peja ka lindur më 27 prill 1937 në Gjakovë. Është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare.
Që në fëmijëri prej moshës 13-14 vjeçare filloi të merrej me muzikë.
LEXO EDHE: Ilir Shaqiri publikon këngën e re
Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.
Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Deri më tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.
Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.