Rozmari Jorganxhi ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në Trieste të Italisë. Ajo ka qenë dirigjentja e parë shqiptare. Jorganxhi e ka nisur karrierën e saj në vitin 1959 si soliste lirike, ndërkohë që ishte “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me shumë profesionalizëm edhe në operat ndërkombëtare.
Që nga viti 1967-1984, Jorganxhi ka dirigjuar korin e TOB, duke u bërë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik.
Artistja e madhe ka dhënë për shumë vjet mësim në universitetin e Muzikës dhe la gjurmë në artin shqiptar.