• Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi

Na Kontaktoni

Popular Posts

Beniada vë në plan të parë figurën e admiruar në pozat e reja

22. September 2023

Shkencëtarët zbulojnë oqean nëntokësor në Hënën Europa të Jupiterit

22. September 2023

Maska për flokë të mëndafshtë me qumësht dhe mjaltë, si ta përgatisni dhe ta aplikoni

22. September 2023

VIDEO: Asistimi briliant i Granit Xhakës në fitoren e Bayer Leverkusen

22. September 2023

Reuters: Kosova pushtohet nga monedhat 2 euroshe false, por me to mund të paguash

22. September 2023

Horoskopi ditor, e premte 22 shtator 2023

22. September 2023

‘Dita pa makina’, nga ora 10:00 kjo rrugë mbyllet për vetura

22. September 2023

Si ta shkrini mishin e pulës në mënyrë të shëndetshme

22. September 2023

“Mjekra e dyfishtë”, çfarë të bëni për ta eleminuar gushën që varet me kalimin e viteve

22. September 2023

Të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

21. September 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Fun
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
Infoline NewsInfoline News
Ballina Ndahet nga jeta doktori amerikan që parashikonte ‘pushtim të rremë’ alien, disa ditë para vdekjes së papritur
Botë

Ndahet nga jeta doktori amerikan që parashikonte ‘pushtim të rremë’ alien, disa ditë para vdekjes së papritur

25. May 20233 Mins Read
Share
Facebook

Dr Rashid Buttar ka vdekur para dy ditësh në moshën 57 vjeçare me pretendimet se ishte helmuar, teksa në transmetimet e tij të fundit parashikonte se në tokë po vjen “një pushtim i rreme alien”.

Advertisement

Ish-doktori i ushtrisë amerikane me specializime e kualifikime te shumta, që prej periudhës së Covid konsiderohej ‘konspiracionist’ dhe pretendonte se ishte helmuar disa ditë para vdekjes, ndërsa më herët paralajmëronte për “një pushtim të rremë alien” që do të realizohej së shpejti në tokë.

Mediat shkruanin se Dr Rashid Buttar, i cili ishte pjesë e një grupi të njohur si “Dhjetëshja e Dezinformacionit”, vdiq papritur në fundjavë më 20 maj, në moshën 57 vjeçare.

Ai njihej si një udhëheqës i lëvizjes anti-vaksina dhe u bë një figurë e njohur gjatë pandemisë, me pretendime se Kovid ishte një “epidemi e planifikuar dhe e motivuar politikisht.”

Advertisement

Teoritë e tij ishin aq të njohura në SHBA si dezinformacion sa qendra dixhitale kundër nxitjes së urrejtjes e rendisnin atë mes 12 njerëzve që kishin gjeneruar rreth 65% të përmbajtjeve anti-vaksina në vitet 2020 deri në 2023.

Gjithesesi ai vdiq disa ditë pasi deklaroi se “i ishte dhënë një helm me përmbajtje 200 herë më të fortë sesa ajo që gjendej te vaksina” kur ishte i shtruar në spital. Ky koment vinte pas atij në rrjetin vendas CNN ku Buttar kishte krahasuar kreun epidemiolog të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci me diktatorin nazist Adolf Hitler, shkruan rrjeti britanik Daily Star.

Ndërsa në transmetimin e fundit ai bënte pretendimin e pabesueshëm se një pushtim alien do të njoftohej në tokë – por vetëm se do të ishte një ‘lajmërim i rremë’, në një ngjarje të inskenuar nga vetë qeveritë.

Në transmetimin e tij të 17 majit, Buttar dukej i tretur në fytyrë dhe thuajse pa flokë, teksa deklaronte në ekran: “Nëse e shikojmë të gjithë këtë historinë …me Covid, kjo ishte e planifikuar, dhe çështja e valutës është e planifikuar për punën e vaksinimeve, mendoj se do të ketë një tjetër event të madh të rremë”.

“Do të ketë ndonjë tip eventi si për shembull prezantimi i jetës nga jashtë planetit Tokë, dhe ne do të bombardohemi me këtë informacion të pavërtetë, për një pushtim”.

Ai vijonte më tej duke folur sesi “askush nuk do të besonte se do të ndodhte” pandemia Covid, teksa përsëriste idetë e tij se në fakt e gjitha ishte një “vrasje masive”.

Ai shtonte: “Këto janë mendime të kthjellëta. Po të flasim në mënyrë globale, asnjë nga besimet zyrtare të botës nuk duan të flasin apo të diskutojnë për këtë”.

Buttar raportohet se jetonte me gruan e tij Debbie, një shkrimtare librash për fëmijë. Ata kanë tre fëmijë, bijën Sara, dhe djemtë Rahan e Abre, për të cilët nuk ka shumë detaje.

Rrjeti i njohur për ‘dezinformacion’ Next News Network publikonte shpesh video të Buttar gjatë kohës së sëmundjes në 2020.

Aty Rashid Buttar promovonte teorinë e tij se COVID-19 ishte krijuar nga drejtori i agjencisë epidemiologjike NIAID, Anthony Fauci.

Ai bënte gjithashtu të tjera pretendimet të rreme, duke përfshirë ato se COVID-19 shkaktohej nga “gjurmët kimike” të avionëve dhe nga rrjeti celular 5G.

Shumë nga videot e tij në YouTube fshiheshin pasi thyenin rregullat e komunitetit të rrjetit  YouTube (Community Guidelines).

Ish-doktori i ushtrisë amerikane me specializime e kualifikime te shumta, që prej periudhës së Covid konsiderohej ‘konspiracionist’ dhe pretendonte se ishte helmuar disa ditë para vdekjes
41
Advertisement
rashid buttar
Share. Facebook

Related Posts

Irina Shayk parakalon me fytyrë të nxirë në javën e Modës në Londër, ngjall diskutime në Instagram

20. September 2023

Gjendet të vrara dy modele amerikane, dyshimet për një vrasës serial

20. September 2023

Asteroidi i madh mund të godasë Tokën, ka fuqinë e 22 bombave atomike

19. September 2023

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Beniada vë në plan të parë figurën e admiruar në pozat e reja

Shkencëtarët zbulojnë oqean nëntokësor në Hënën Europa të Jupiterit

Maska për flokë të mëndafshtë me qumësht dhe mjaltë, si ta përgatisni dhe ta aplikoni

VIDEO: Asistimi briliant i Granit Xhakës në fitoren e Bayer Leverkusen

Ad

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444
Email: contact.infolinedm@gmail.com

Të gjitha të drejtat janë të rezevuara nga ” Infoline Digital Marketing” sh.p.k

Facebook Instagram
© 2023 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.