Vedat Muriqi me bashkëlojtarë e kanë përjetuar tmerrin në udhëtimin e parë me aeroplanin e ri të Lazios të shtunën.
Lazio e bleu një aeroplan të ri privat për skuadrën e vet gjatë kësa jave, por prapëseprapë iu desh të kthehej nga Crotone me fluturim të rregullt, sipas mediave italiane.Skuadra e Lazios udhëtoi drejt Crotones në aeroplanin e ri por ishte një fluturim për t’u harruar në Boeing 737 të tyre.
Gazeta dello Sport raporton se kushtet e këqija atmosferike përreth Crotones dhe Kalabrisë kanë ndikuar në fluturimin e Lazios drejt Kalabrisë.“Mbërritim plot frikë, përvec Igli Tarës, Francesco Acerbit dhe Marco Parolos”, ka thënë Ciro Immobile pas ndeshjes me Crotonën.“Parolo është plotësisht i çmendur, ai argëtohet në aeroplan sikur është në luhatëse. Kur mbërritëm i pyeta shokët pse nuk më kishin bërë video, mbase sepse as ata nuk ia kaluan aspak mirë”, tregoi ai.Edhe kthimi nga Crotone ka qenë problematik.Për shkak të motit, aeroporti i Crotonës ishte mbyllur dhe Lazios iu desh të udhëtonte me autobus deri në Lamezia Terme dhe pastaj të kthehej në Romë me fluturim të rregullt.