Më kanë përdh\nuar vajzën, do t’ju shqyej zemrat nga krahrori!
Jooooooooooo, mos! Më kanë përdh unuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme.
Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhu nuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorën 5 fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time.
Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëëëëëëëën”. Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori. U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë. Do ti vr as, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për ti vra rë që të pestë. Por një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mooooooos! U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth…..shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time.
Po flinte. U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur. Nuk e di, nëse po qaja nga gëzimi që kish qënë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar. Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeç.
Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën 5 burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të e ksituar. Pastaj e pyeta veten, po të kish qenë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vri sja vërtetë? Joooooo! Jooooo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri.
Por mu duk se gënjeva dot veten. Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat. Doja ti ma sakroja me duart e mia, kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjes time.
Ju duket e tmerrshme apo rrënqethëse ti shqyesh zemrën dikujt? Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata 5 mo nstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari? Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm 3 ditë zgjat. Blerimi është 46 vjeçari që mbajti për një muaj me dhu në shoqen e vajzës së tij 14 vjeçare dhe e përdhu nonte natën kur familjarët flinin. Po jo ju duket mak abre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuz uar se ksualisht për 2 vite me radhë me vajzën e gruas.
Po kjo ju duket e llahtarshme? Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do tja shqyenit zemrën? Dhe nëse nuk jeni ngopur me mak abritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë. Për dhunimit dhe abuz imit sek sual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme, kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se për fat të keq nuk e rikthejmë dot dënimin me vd ekje në këtë vend të dërrmuar nga kri mi sek sual. Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund ti ndalojë këta kafshë që të pë rdhunojnë fëmijë të tjerë.