Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në konferencën për shtyp të Brazilit, në të cilën u paraqit sulmuesi i krahut, Vinicus Junior. Konferenca e brazilianit u ndërpre në mënyrë të çuditshme nga prania e një mace në tavolinë.
Sapo ka nisur të flasë para gazetarëve, Vinicus ka shpërthyer në të qeshura për shkak të maces që ishte afër tij, përpara se të reagonte zyrtari i Brazilit. Ai e kapi macen dhe e hodhi nga tavolina, në mënyrë që Vinicus ta vazhdonte konferencën.
Brazili është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës dhe në këtë fazë do të përballet me Kroacinë. Kjo ndeshje zhvillohet të premten prej orës 16:00 në “Education City Stadium”.