Kryeministri Kurti që nga ardhja e tij në pushtet, ka qenë cak i kritikave dhe aku zave nga kundërshtarët e tij.
Krahas aku zave të ndryshme, deklarata e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ishte më e rënda, ku ai e cilësoi kryeministrin Kurti si agjent të Serbisë.
Kjo deklaratë e Haradinajt, padyshim që nxiti reagime të mëdha, ku shumica e kritikuan ashpër kreun e AAK-së, për një ak uzë të tillë.
Atij iu kërkua që të mos bëjë ak uza të tilla të pabaza, të cilat prekin dinjitetin kombëtar të Albin Kurtit.
Analisti politik, Faton Mehmeti tha se ak uzat që po bëhen ndaj kryeministrit Kurti janë si shkak i mungesës së argumenteve për ta kritikuar Qeverinë aktuale.
Madje, ai ak uzat për bashkëpunim me shërbime serbe i quajti idioteske, ku dihet se Kurti ka qenë i bu rgosur dhe i keqtrajtuar si mos më keq.
“Në mungesë të argumenteve për të bërë kritika ndaj qeverisë, Ramushi dhe një pjesë e opozitës përdorin këto aku za tashmë të konsumuara. Këto ak uza për bashkëpunëtor të shërbimeve serbe janë idioiteske në vetvete, kur dihet se Albini ka qenë i b urgosur dhe i keqtrajtuar si mos më keq”, deklaroi analisti.
Sipas Mehmetit, kryeministri Kurti duhet të padisë Ramush Haradinajn, i cili në mungesë të argumenteve, ai e su lmoi në bazë të dinjitetit kombëtar.
“Po të isha në vend të Albinit do të padisja Ramushin për shpifje, edhe pse kjo dëshmon më së miri mjerimin politik të AAK-së dhe Ramushit në tërësi. Mungesa e argumenteve për të kundërshtuar Qeverinë Kurti s’duhet të ishte e” leje” për të sul muar tjetrin në bazë të dinjitetit kombëtar, edhe kur e di se ai na paska qenë “bashkëpunëtor i shërbimeve serbe””, theksoi ai.
Në fund, analisti kërkoi përgjigje nga Haradinaj se pse bashkëpunoi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe e krijuan VLAN-in, pasi kishte ‘informacione’ se Kurti ka qenë bashkëpunëtor me shërbime serbe!?
“Nëse paska qenë Albini, pse bashkëpunoi Ramushi dikur me VV dhe Albinin, duke krijuar VLAN, me një parti dhe një lider që na paska qenë bashkëpunëtor etj. Ata që s’kanë argumente përdorin “patriotizmin me bateria” për të su lmuar të tjerët, apo për të ngritur veten. Tanimë të gjithë e dijmë kush ka qenë e kush jo bashkëpunëtor, Ramushi le t’i lë këtë përralla se iu ka dal “moda”, qysh moti”, përfundoi Faton Mehmeti.