Artistja shqiptare Kida dhe këngëtari maroken Oualid kanë sjellë një nga bashkëpunimet më të shumëpritura të sezonit me këngën “Amoura”.
Ky projekt i ri shquhet për një videoklip që përfshin elemente të kulturave shqiptare dhe marokene, duke krijuar një ndjesi verore me melodi tërheqëse dhe ritme që premtuan të pushtojnë klubet dhe playlistat e muajve të nxehtë.
Kënga është krijuar nga vetë artistët, Oualid Rushdy, Mbarek Nouali dhe Kida, duke e bërë atë autentike dhe personale për të dy. “Amoura”, që në përkthim do të thotë “e dashura”, është një këngë që nuk flet vetëm për dashurinë, por e shpreh atë përmes ritmit dhe bashkimit kulturor, duke e bërë një hit të mundshëm të kësaj vere.






