Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Keshi”, projekti më i ri muzikor nga Fero

    25. June 2022

    Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës

    25. June 2022

    U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi

    25. June 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram
    INFOLINE NEWSINFOLINE NEWS
    Subscribe
    • Showbiz
    • Lajme
    • Diaspora
    • Aktualitet
      • Lajme
      • Politikë
      • Rajon
      • Botë
      • Kulturë
      • Opinione
      • Kronikë
      • Sociale
      • Shëndetësi
    • Sport
    • Ekonomi
    • Këshilla
      • Lifestyle
      • Familja
      • Kuzhina
      • Femra
      • Psikologji
      • Puna
    • Tech&Auto
    • Tjera
      • Interesante
      • Barcoleta
      • Kuriozitete
      • Horoskopi
    INFOLINE NEWSINFOLINE NEWS
    Home»Ekonomi»Kaq miliardë euro dërgoi mërgata në Kosovë që nga Pavarësia
    Ekonomi

    Kaq miliardë euro dërgoi mërgata në Kosovë që nga Pavarësia

    27. May 20213 Mins Read
    Facebook
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Pinterest

    Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë.

    Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

    Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.



    Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë CO/VID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

    Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është 18.5 për qind.

    Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro dhe 2020 – 1.8 miliard euro.

    Banka Qendrore e Kosovës thotë se në vitin 2020 janë dërguar 128.5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2019.

    Vlera më e lartë brenda vitit 2020 e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 104 milionë euro, ndërsa më pak u dërguan në muajin prill, 61.7 milionë euro.

    Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

    Gjatë vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur mesatarisht 42.3 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 22.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.4 për qind.

    Për periudhën e katërt të vitit 2020, rritja e remitencave është për 26.3 për qind.

    “Në kuadër të bilancit të pagesave, rritje tё konsiderueshme nё tremujorin e katërt të 2020 kanë shënuar edhe remitencat me 26.3 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i katërt 2020”.

    “Përkundër faktit se edhe vendet ku janë të koncentruar diaspora kosovare janë goditur shumë nga kriza e pandemisë, remitencat kanë shënuar përshpejtim të rritjes. Rritja e remitencave ka qenë dyshifrore gjatë gjithë periudhës, me përjashtim të muajit mars 2020 dhe prill 2020 kur shënuan rënie”, thotë BQK.

    Sipas kanaleve të dërgimit, Banka Qendrore e Kosovës thotë se 672 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

    “Pjesa dёrmuese e remitencave apo 61.5 pёr qind)kanё ardhur pёrmes agjencive pёr transfer tё mjeteve, tё cilat shёnuan rritje prej 54.4 pёr qind nё tremujorin e katërt të 2020-së. Remitencat pёrmes bankave shёnuan rritje prej 29.1 pёr qind, ndёrsa remitencat pёrmes ‘kanalit jo-formal’ shёnuan rёnie pёr 13.6 pёr qind”, thuhet në raportin makroekonomik.

    Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë

    Post Views: 65
    Mërgata Para remitanca

    Related Posts

    500 euro për nënat në nevojë

    4. May 2022

    ​10 gjëra që nuk blihen me para

    18. March 2022

    Kosova e dyta në rajon për nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore

    4. November 2021

    Në Gjermani rritet kërkesa për lëndën e drurit, çmimet gjithashtu

    30. May 2021

    A e dini sa paguhen policët në Zvicër?

    30. May 2021

    Pesë shenjat që gjithmonë mbesin pa para në fund të muajit

    30. May 2021
    Add A Comment

    Comments are closed.

    Don't Miss

    “Keshi”, projekti më i ri muzikor nga Fero

    25. June 2022

    Rep-artisti i njohur shqiptar Fero sot ka publikuar projektin e ri muzikor. “Keshi” titullohet kënga…

    Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës

    25. June 2022

    U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi

    25. June 2022

    Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

    25. June 2022
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Instagram
    Our Picks

    “Keshi”, projekti më i ri muzikor nga Fero

    25. June 2022

    Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës

    25. June 2022

    U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi

    25. June 2022

    Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

    25. June 2022

    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Infoline News është portal i pavarur i lajmeve me fokus në showbiz, si dhe lajme kombëtare, politikë, shëndetësi, kulturë.
    Misioni kryesor i Infoline News është të informojë saktë, shpejtë, dhe drejtë.

    Të Fundit
    • “Keshi”, projekti më i ri muzikor nga Fero
    • Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës
    • U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi
    • Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë
    • Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh
    Ads

    Facebook Instagram
    • Home
    • Lifestyle
    • Computing
    • Living
    • Buy Now
    © 2022 InfolineNews. Designed by Infoline Digital Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.