Një 23 vjeçar ka vdekur pasi ishte hedhur në lumin Brenta.
Ngjarja tragjike ndodhi të hënën më 9 janar në Padova të Italisë.
Kjo pasi ai u mundua që t’i ikte policisë.
Tek të mërkurën u arrit që të gjendej trupi i pajetë i marokenit, Oussama Benrebha.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes por besohet se ai është mbytur, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Si ndodhi ngjarja?
Më 9 janar rreth orës 16:00, oficerët e policisë i kanë vërejtur disa shtetas të huaj që po bisedonin me njëri-tjetrin, përgjatë rrugës që shkon paralelisht me bregun e lumit Brenta.
Ata i kontrollojnë dy persona, por njëri nga ta (marokeni 23 vjeçar), nuk iu bindet duke iu kundërvënë me dhunë atyre duke e lënduar lehtë njërin nga agjentët e policisë.
Për të shpëtuar, ai heq xhaketën dhe ikën drejt lumit dhe zhytet në ujë.
Dy agjentët përpiqen ta bëjnë të heqë dorë, duke i bërtitur të ndalojë, por ai hidhet në ujërat e ftohta dhe të turbullta të Brentas.
Viktima është Oussama Benrebha.
Ai la pas gruan dhe djalin e vogël.
Nuk dihet ende se pse ai nuk deshti të kontrollohej nga policia apo se çka donte të mbante fshehur/ Klankosova.tv