I riu nga Mitrovica që v/diq dje, para një muaji kishte falur familjen e su/lmuesit
Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rr/ahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit.
Ermali pas su/lmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë.
Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vde/kur vite më parë.
Ermali la pas nënën dhe tri motra.