Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Sarah Berisha bëhet ‘xheloze’ për Dj Pm, cila është arsyeja?

    21. May 2022

    Zbulohet pylli antik brenda një grope afro 200 metra në sipërfaqen malore

    21. May 2022

    A u shoqërua nga ndonjë vajzë Granit Cana tek sfilata e Valdrin Sahitit?

    21. May 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram
    INFOLINE NEWSINFOLINE NEWS
    Subscribe
    • Ballina
    • Showbiz
    • Diaspora
    • Aktualitet
      • Lajme
      • Politikë
      • Rajon
      • Botë
      • Kulturë
      • Opinione
      • Kronikë
      • Sociale
      • Shëndetësi
    • Sport
    • Ekonomi
    • Këshilla
      • Lifestyle
      • Familja
      • Kuzhina
      • Femra
      • Psikologji
      • Puna
    • Tech&Auto
    • Tjera
      • Interesante
      • Barcoleta
      • Kuriozitete
      • Horoskopi
    INFOLINE NEWSINFOLINE NEWS
    Home»Aktualitet»“Heshtje e rëndë”, ekspozita që proteston për viktimat e Kosovës
    Aktualitet

    “Heshtje e rëndë”, ekspozita që proteston për viktimat e Kosovës

    4. March 2020Updated:4. March 20203 Mins Read
    Facebook
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Pinterest

    Është hapur mbrëmjen e së hënës në Galerinë Kombëtare të Kosovës ekspozita “Heshtje e rëndë”, që tregon veprat e fundit të skulptorit kosovar Burim Gashit.

    Kjo ekspozitë tregon gjithashtu pasojat emocionale të ngjarjeve traumatike, që ishin krijuar nga lufta, dhuna dhe paqartësia për njerëzit e zhdukur. Në këtë seri të re të veprave Burimi tregon shumë përvoja personale dhe traumatike, që lufta dhe dekadat në vijim ia kanë shkaktuar atij dhe njerëzve përreth tij.

    Drejtoresha e GKK-së, Arta Agani, në hapje të kësaj ekspozite ka potencuar faktin se edhe pavarësisht asaj se Burim Gashi është zyrtar në Ministrinë e Arsimit, ai kurrë nuk e la anash artin e tij dhe skulpturat fantastike që i ka. Kurse kuratorja e kësaj ekspozite, gjermania Many Gransch, e vlerësoi lart punën e Burimit dhe kontributin e tij për dokumentimin e luftës së Kosovës përmes artit. Ajo tha se ndihet me fat që nuk e ka përjetuar një luftë të tillë, por fat e konsideroi punën me Burimin, që ia mundësoi të jetë pjesë e këtij projekti. “Falënderoj Burim Gashin për hapësirën e dhënë dhe që ka ndarë me mua idetë e tij dhe për të gjitha përpjekjet e për punën që ka bërë në këtë ekspozitë”, tha ajo para të pranishmëve.


    Duke shikuar veprat e Burimit vërehet se materiali i skulpturave monumentale nga çeliku shkakton një kontrast të vrazhdë me format organike, rrjedhëse të pamjes filigrane të skulpturave dhe të instalacioneve. Forma dhe materiali i veprave të artit reflektonte mbi peshën subjektive që shtrihet mbi çdo person dhe gjithashtu shtrojnë pyetje se çfarë po u bën kjo peshë njerëzve nëse vazhdojnë ta mbajnë atë në heshtje.

    Në veprat e tij Burim Gashi jo vetëm që po ia hap veten audiencës, por gjithashtu krijon një hapësirë të ndjeshme për të reflektuar, për të menduar dhe për të folur për përvojat, për emocionet dhe për kujtimet individuale e kolektive.

    Kurse artisti që ka zgjedhur këtë metodë për t’i shpalosur këtë vuajtje 20-vjeçare në mbrëmjen kur u hap ekspozita nuk foli shumë, duke lënë hapësirë më shumë për punën e tij artistike.

    “Jam munduar që përmes artit tim të protestoj dhe besoj se këtë do ta përjetoni edhe ju pasi të hyni brenda”, tha Gashi.

    Artisti Burim Gashi është i lindur në Prishtinë, në vitin 1973. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Studimet themelore i kreu më 1998-n në Fakultetin e Arteve – Dega e Skulpturës, në Universitetin e Prishtinës, në klasën e profesorit Agim Çavdarbasha. Studimet postdiplomike, pra ato të magjistraturës, i kreu po ashtu në drejtimin e skulpturës në të njëjtin fakultet. Gjatë studimeve dy herë është shpallur student i dalluar në skulpturë.

    Burim Gashi që nga viti 2004 është i zyrtar i lartë për cilësi në Departamentin e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit. Gjatë kësaj kohe ka pasur pozita të ndryshme në këtë Ministri, duke përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Arsimit të Lartë, që e ushtron edhe tani.

    Që nga viti 2011 është i angazhuar edhe si mësimdhënës në Fakultetin e Arteve, Departamenti i Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 2004 – 2008 ishte anëtar i Bordit të Galerisë së Arteve të Kosovës. Gashi është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Zëri/

    Post Views: 10
    Heshtje kultura

    Related Posts

    Ra në dashuri me refugjaten ukrainase që morën në shtëpi, burri braktisë gruan dhe dy fëmijët e tij

    21. May 2022

    Rihanna fotografohet për herë të parë pas lindjes së djalit

    21. May 2022

    OBSH: Lija e majmunëve përhapet në Australi, Francë dhe Gjermani

    21. May 2022

    Qumësht apo kos për mëngjes?

    21. May 2022

    Aksi\dent zingjiror në Veternik

    20. May 2022

    Një person i tretë mes çiftit Beckham!

    20. May 2022
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Don't Miss

    Sarah Berisha bëhet ‘xheloze’ për Dj Pm, cila është arsyeja?

    21. May 2022

    Pas daljes nga Big Brother VIP, Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i…

    Zbulohet pylli antik brenda një grope afro 200 metra në sipërfaqen malore

    21. May 2022

    A u shoqërua nga ndonjë vajzë Granit Cana tek sfilata e Valdrin Sahitit?

    21. May 2022

    Sa herë në javë duhet të bëjmë dush?

    21. May 2022
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Instagram
    Our Picks

    Sarah Berisha bëhet ‘xheloze’ për Dj Pm, cila është arsyeja?

    21. May 2022

    Zbulohet pylli antik brenda një grope afro 200 metra në sipërfaqen malore

    21. May 2022

    A u shoqërua nga ndonjë vajzë Granit Cana tek sfilata e Valdrin Sahitit?

    21. May 2022

    Sa herë në javë duhet të bëjmë dush?

    21. May 2022

    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Infoline News është portal i pavarur i lajmeve me fokus në showbiz, si dhe lajme kombëtare, politikë, shëndetësi, kulturë.
    Misioni kryesor i Infoline News është të informojë saktë, shpejtë, dhe drejtë.

    Të Fundit
    • Sarah Berisha bëhet ‘xheloze’ për Dj Pm, cila është arsyeja?
    • Zbulohet pylli antik brenda një grope afro 200 metra në sipërfaqen malore
    • A u shoqërua nga ndonjë vajzë Granit Cana tek sfilata e Valdrin Sahitit?
    • Sa herë në javë duhet të bëjmë dush?
    • Sara si nje peshk por pa gjo\ks
    Ads
    Facebook Instagram
    • Home
    • Lifestyle
    • Computing
    • Living
    • Buy Now
    © 2022 InfolineNews. Designed by Infoline Digital Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.