Kosova arriti dje barazim në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024, ku barazuan 1:1 ndaj Izraelit.
Një ditë pas ndeshjes, ka ardhur reagimi nga futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Ai tha se morën një pikë të rëndësishme, kurse duan tri pikët ndaj Andorrës.
E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael. Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, shkroi Hadërgjonaj.
Kujtojmë se të martën, Kosova e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Andorrën.