Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli publikojnë këngën e re ‘Maskë’
Artisti i mirënjohur, Genc Prelvukaj po shihet aktiv me projekte muzikore.
Nuk ka shumë ditë që ka lansuar këngën e re Hajde t’i kthejmë
Megjithatë, ai siç duket nuk ka të ndalur pasi sot publikoi bashkëpunimin me Granit Ismajlin. Kënga ishte e pa paralajmëruar e cila u lansua si premierë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, Genci tregoi për fansat se ka publikuar bashkëpunimin. Theksojmë se, kënga është punuar në studion muzikore të Prelvukajt, Black Fish Entertainment dhe titullohet ‘Maskë’.