Dy adoleshentë nga Elbasani të cilët kishin nisur një lidhje dashurie kanë humbur gjurmët, ndërsa nuk dihet ende se ku ndodhen. !5-vjeçarët të dashuruar me njëri-tjetrin kanë humbur kontaktet me familjarët, pasi janë larguar nga banesa.
Dy shtetasit në fjalë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.
Mësohet se familjarët e adoleshentëve nuk ishin dakord me lidhjen e tyre, ndaj dhe të rinjtë kanë marrë vendimin për t’u arratisur nga banesa. Të rinjtë nuk kanë kontaktuar me të afërmit e tyre që nga dita e shtunë.
Adoleshentët kanë udhëtuar me taksi nga Elbasani në Tiranë dhe këtë e ka bërë të ditur një taksist, i cili ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.