Dy këngëtarët e njohur, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, janë në pritje të vajzës së tyre, e cila do jetë fëmija i dytë për këngëtarin dhe fëmija i parë për Enin.
Pas fotos së parë që postoi pasi bëri publik lajmi se është shtatzënë, Eni ka postuar një tjetër pozë, ku kësaj here i bie më shumë në sy barku i rrumbullakosur.
Së fundmi ajo ka postuar në “Instastory” një foto të rrallë nga shtatzënia. Në foton në fjalë këngëtarja shihet e ulur në një bar teksa ka veshur një fustan jeshil me pika të bardha. Edhe pse në muajit e parë të shtatzënisë, barku i saj i rrumbullakosur ka nisur të duket tashmë.
Ajo shihet e veshur me një bluzë të gjerë të bardhë, ndërsa Genci qendronte pas saj në ashensor. “Nuk e ka mendjen”, ka shkruar Koçi përmbi foto, edhe vemendja e të gjithëve është te barku i saj.