Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit.
Katër shqiptarë ia mësynë Parlamentit të Suedisë në zgjedhjet që u mbajtën në këtë muaj.
Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.
Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate.
143