Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit dhe çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit.
Ndërkaq, rikujtojmë se “Sunny Hill Festival” u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe për herë të parë në atë shqiptar, në Tiranë. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj.
Sjellim në vëmendje se përveç yjeve që performuan në Tiranë pyetja e të gjithëve ishte se pse Dua Lipa mungoi. Mungesa e saj u komentua gjerësisht. Por në një intervistë të dhënë së fundmi vetë babai i saj njëkohësisht edhe promovuesi, Dukagjin Lipa ka sqaruar se njerëzit kanë marrë informacion të gabuar që Dua do performonte edhe në Tiranë, pasi ajo tashmë i kishte ndarë datat e koncerteve.
Siç e dimë fansat e Dua Lipas janë të pafundëm ndër ta edhe prezantuesi i njohur Jeremy Clarkson, 62 vjeçar. Ai ka pranuar se është një fans i madh i yllit të muzikës pop. Kjo erdhi pasi këngëtarja e “Don’t Start Now” ishte temë në quizin “Who Wants To Be a Millionaire”.