Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkaku i vd ekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova është ‘helmimi nga kërpudhat’.
Ndër të tjera, po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht të kërpudhave, që janë gjetur të gatuara në shtëpi.
Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ata nuk mundën të mbijetonin.