Dardan Molliqaj sot del para gjykatës
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, sot do të dalë para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Këtë e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Seanca do të mbahet sot nga ora 14:30”, ka thënë Gashi.
Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kishte kërkuar që ndaj Molliqajt të vendoset masa e para/burgimit prej një muaj.
Kryetari i PSD-së u arr/estua të martën, për veprën pe/nale ‘su/lm ndaj personit zyrtar. Kjo pas inci/dentit me zyrtarin policor në protestën e 29 janarit, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.