Aktori i njohur Çun Lajçi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me votën e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lajçi u shpreh me fjalët që nuk të dua por kam me t’votua duke shtuar jo që të besoj po më detyrojnë me të besu e me tanë qenjen time me qenë kundër vullnetit tim.
Aktori thotë që unë kam qenë vetëm I Ibres mirëpo që do të votojë Kurtin mirëpo I kërkon që të mos pranojë tyrlifar ujemi, se t’myket magjija.4
LEXO EDHE: Vëllai i Gani Gecit tregon pse djali i tij kaloi në Vetëvendosje
Postimi i plotë
Djalosh, nuk te dua por kam me t’votua?!
Jo pse t’besoj, por pse të tjerët po m’detyrojnë me t’besua e me tanë qenjen time me qenë kundër vullnetit tim!
Gjithçka që asht ndalë me hile, ka shpër thye si diga e gjithçka asht përm bytë!
-Landa ishte edhe n’zgjedhjet e para nji viti! A ishte?
Nuk dua e kam me t’votua (edhe unë shitësi i librave), se po tregojnë hapur se sa shtet kri minal paska qenë e qenka kjo Kosova ime për t’cilën shkruej e knoj çdo ditë.
-Para ca ditësh shkrova e thashë: Valdete ik se nuk ke kujt me ia zbatua urdhnat ma. Por paskem qenë gabim. “Amanetet” paskan mbetë pa u krye!
Nuk jam i yti ( se veç i Ibres isha) por kam me t’votua e kam me i lutë edhe mija të tjerë, se vet po tregojnë, qe ne nuk paskemi pasë shtet po Mafi e Katandi!
Në “Bastardin” tim t’kam shkrua: Reformoje pak edhe vetën edhe VV-në, e sot po t’them: Mos prano n’parti tyrlifar ujemi, se t’myket magjëja!
-Mos e ndëgjo vetëm vetvetën se kthehesh n’fantazëm!
Unë mbetëm artist i viteve t’arta dhe i shkrimeve t’vonueme e kurrë i partive, por s’po mundem pa e pa t’keqën.
Po, këta m’detyruen e unë shpër theva n’vargje:
*
Kur di gjem mallit për Shkodrën
M’kokërrisen dhitë e kuqe kodrave t’Vraninës
Nji motër del n’çardak vllaun me vajtua
Nji cjap blegëron n’kepa t’Cetinës
Nji plak n’Hot mbledhë rrashta për kapuça
Marash Vata i Shkrelit pisket
Dujeni Shqipninë se iu vret buka
Dardani, 21.01.2021