Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës

    25. June 2022

    U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi

    25. June 2022

    Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

    25. June 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram
    INFOLINE NEWSINFOLINE NEWS
    Subscribe
    • Showbiz
    • Lajme
    • Diaspora
    • Aktualitet
      • Lajme
      • Politikë
      • Rajon
      • Botë
      • Kulturë
      • Opinione
      • Kronikë
      • Sociale
      • Shëndetësi
    • Sport
    • Ekonomi
    • Këshilla
      • Lifestyle
      • Familja
      • Kuzhina
      • Femra
      • Psikologji
      • Puna
    • Tech&Auto
    • Tjera
      • Interesante
      • Barcoleta
      • Kuriozitete
      • Horoskopi
    INFOLINE NEWSINFOLINE NEWS
    Home»Kuzhina»Byrek role – Receta e shijshme tradicionale
    Kuzhina

    Byrek role – Receta e shijshme tradicionale

    3. October 20212 Mins Read
    Facebook
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Pinterest

    Byrek role – Receta e shijshme tradicionale

    Ndiqni më poshtë mënyrën më të shpejtë për të përgatitur në shtëpi këtë recetë të mrekullueshme e cila do t’ju tundojë menjëherë me shijen e saj.

    Është koha perfekte për një byrek, por nëse stepeni nga mundi që kërkon për t’u përgatitur, kjo recetë nga AgroWeb.org ju vjen në ndihmë.

    Fantastike dhe të mrekullueshme në shije, roletë e byrekut janë aq të lehta për t’u përgatitur sa do të kthehen në recetën tuaj të preferuar.

    Të shijshme dhe të kombinuara me mbushje të ndryshme, me djathë, me hithra a lakra të egra, me qepë e domate apo preshë e spinaq, të gjitha mënyrat e gatimit të tyre janë të mrekullueshme.



    Përbërësit

    10-12 peta të gatshme për byrek

    300 g gjizë

    3-4 lugë gjelle me kos

    vaj ulliri

    kripë

    piper

    Përgatitja 

    Në një tas hidhni gjizën, kosin, kripë e piperin dhe përzjejini me një lugë derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

    Merrni një petë dhe shtroheni në tavolinën e kuzhinës, spërkateni me pak vaj ulliri dhe paloseni në gjysmë.

    Në anën e ngushtë të petës hidhni përreth 2-3 lugë nga përzierja me gjizë dhe kos.

    Me mbushjen të krijoni një shirit përgjatë gjerësisë së petës duke lënë pak hapësirë nga skajet e saj.

    Teknika e mbledhjes së petës është shumë e lehtë, mjafton që të palosni skajet e petës në mënyrë që mbushja të mos derdhet dhe ta rrotulloni atë derisa të krijohet një role.

    Këtë role vendoseni në një tavë që e keni spërkatur me pak vaj, ose nëse dëshironi mund të përdorni letrat e pjekjes.

    Këto hapa përsëritini derisa të keni mbaruar me të gjithë petët.

    Lini pak hapësirë nga njëra role në tjetrën kur t’i vendosni në tavë për t’u pjekur.

    Para se t’i fusni nue furrë lyejini sipër me pak qumësht dhe vaj ulliri.

    Kjo do të evitojë tharjen e petave gjatë pjekjes duke qenë se petat janë të gatshme.

    Më pas futini në furrë për t’i pjekur me 200 gradë përreth 15 – 20 minuta, ose derisa petët të kenë marrë ngjyrën karakteristike të artë të pjekjes.

    Këto role me gjizë janë perfekte për një drekë duke i shoqëruar me supa të ndryshme apo edhe sallata të freskëta të stinës si dhe turshi të ndryshme gjithashtu.

    Por mund të jenë të përkryer dhe për një darkë të shpejtë dhe pa shumë mundim.

    Post Views: 56
    Receta

    Related Posts

    Tortë e kripur me spinaq

    16. March 2022

    Ëmbëlsirë me çokollatë në një mënyrë krejtësisht të re

    10. November 2021

    Biskota të kripura shtëpie – të përgatitura në 20 minuta

    5. November 2021

    Role krokante me djathë dhe kore të gatshme

    23. September 2021

    Sallatë Caesar

    11. August 2021

    Makaronat me salsiçe në furrë – Receta e ditës

    5. August 2021
    Add A Comment

    Comments are closed.

    Don't Miss

    Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës

    25. June 2022

    Soda e bukës nuk është vetëm një material i dobishëm në punën tonë të përditshme,…

    U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi

    25. June 2022

    Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

    25. June 2022

    Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh

    25. June 2022
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Instagram
    Our Picks

    Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës

    25. June 2022

    U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi

    25. June 2022

    Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

    25. June 2022

    Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh

    25. June 2022

    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Infoline News është portal i pavarur i lajmeve me fokus në showbiz, si dhe lajme kombëtare, politikë, shëndetësi, kulturë.
    Misioni kryesor i Infoline News është të informojë saktë, shpejtë, dhe drejtë.

    Të Fundit
    • Rreziku që paraqet konsumimi i përditshëm i sodës së bukës
    • U kritikua se nga potoshopi i tepërt e bëri dorën plastikë, vjen reagimi nga Elita Rudi
    • Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë
    • Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh
    • Luana Vjollca dhe reperi kosovar së shpejti me këngë të re
    Ads

    Facebook Instagram
    • Home
    • Lifestyle
    • Computing
    • Living
    • Buy Now
    © 2022 InfolineNews. Designed by Infoline Digital Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.