Në vitin 2021, Bugatti prezantoi në Kaliforni makinën e quajtur Bolide, që premton të kalojë 500 km/h.
Wiebke Stahl, Drejtori i Përgjithshëm i Bugatti International, shprehet:
Modeli Lego Technic i Bugatti Bolide është shprehja e një bashkimi perfekt mes markave tona. Bugatti është i njohur në të gjithë botën për ngritjen e stekës në disa fusha, si dizajni, performanca dhe inxhinieria. Këto vlera përkojnë me ato të Lego-s, që është lider në fushën e tij.
Bugatti ka prezantuar Chironin më të fundit dhe ndoshta më të diskutueshëm, Chiron Profilee. Është një model unik i bazuar në modelin Pur Sport, i cili ishte Chiron më i lehtë dhe më i fokusuar në pista. Ai ka marshe më të shkurtra, një spoiler të madh të pasmë dhe iu deshën 2.3 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h.