Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” lojërat strategjike po rishkruajnë dinamika.
Pas vendimit të liderit të javës, Kristit, Gimbo u rikthye nga izolimi, ndërsa në të ashtuquajturën “shpellë” kaloi Miri, i cili iu bashkua Mateos, Selit, Livias, Arditit dhe Shëndritit.
Sapo hyri sërish në shtëpi, Gimbo “pickoi” Brikenën me një batutë: se Livia po afrohet me Mateon dhe “mos vallë ia merr” brenda lojës. Fraza ndezi kureshtjen e Brikenës, e cila reagoi me një “Qyyyyshhh?” të sinqertë, për t’u përmbledhur menjëherë më pas: “Jemi beqarë, secili i lirë të bëjë zgjedhjet e veta.”
kthimi i Gimbos solli biseda të reja dhe testoi raportet në grup, ndërsa ndryshimet e vendosura nga Kristi e mbajnë ritmin e lojës të paparashikueshëm. Tani mbetet për t’u parë nëse aludimi për Livia–Mateo do të shndërrohet në temë qëndrore apo do të mbetet thjesht një provokim momenti.






