Gjermania Jugperëndimore është mbuluar nga trashësia e borës deri në 20 centimetra, duke u shkaktuar kështu kaos trafiku dhe një sërë aksidentesh.
Në shtetin e Saarland, të prekura veçanërisht janë rrugët dhe disa makina rrëshqitën e më pas u aksidentuan.
Po ashtu, edhe kamionët kishin vështirësi të ngjiteshin në maje, disa prej tyre ngecën dhe me pas e bllokuan trafikun.