BMW-ja më nuk do të furnizojë me vetura policinë britanike. Kompania ka konfirmuar për “AutoExpress” se marrëveshja për furnizim do të ndryshohet.
Ndryshimi është bërë pas problemeve të vazhdueshme me zinxhir të furnizimit në industrinë e automobilëve, përfshirë mungesën globale të gjysmëpërçuesve. Kompania gjermane është duke i dhënë përparësi shitjeve me pakicë dhe korporatave si rezultat i kësaj.
“Pas kërkesave të larta për veturat tona, që po tejkalojnë mundësinë e prodhimit, ne do t’i japim përparësi shitjeve me pakicë dhe po ashtu për korporatat. BMW Park Lane ka qenë historikisht përgjegjëse për shitje të automjeteve të specializuara dhe tash po ristrukturohet”, ka njoftuar BMW.