Barcoleta argëtuese për ju:
Numri i fatit
I thotë shokut:
– A të kam treguar se numri im i fatit është 7? Shiko, jam i lindur me 7.7.1977 në orën 7 e 7 minuta e 7 sekonda. Në lotari fitova 7 milionë euro, të gjitha ato para i vura bast në kalin me numër 7…
– Po kjo është e jashtëzakonshme. Ma merr mendja kali me numrin 7 arriti i pari? – pyet shoku.
– Jo, i shtati!
LEXO EDHE: Argëtohuni me barcoleta të ndryshme
Politikani te floktari
Shkon një politikan te floktari dhe i lutet:
– Largo çka të duket keq!
Dhe floktari ia heq kokën…
Akulli
Pse biondja nuk ka akull në frigorifer?
Sepse nuk e di recetën.