Marka gjigante botërore e makinave, Audi pritet t’i bashkohet Formula 1.
Formula 1 do të ketë një skuadër të re duke filluar nga viti 2026. Bëhet fjalë për gjigantin gjerman, Audi.
Porsche ka qenë në negociata me Red Bull dhe brendi duket se do të bëhet furnizues i skuadrës austriake për ndryshimin e radhës të madh.
Për Audi, raportohet se strategjia është të blejnë ose të lidhin partneritet me një skuadër ekzistuese në F1.
‘Blick’ zviceran raporton se Audi mund të bashkëpunoj me Sauber, për vitin 2026.