Barcoleta të ndryshme për ju
Drini i ankohet mjekut: – Mjek, tërë trupi po më dhemb. – Ku të dhemb më së shumti? – Në shkollë, i përgjigjet Drini.
Beni e pyet babin: “Babi, çfarë madhësie kanë majmunët?”. Babi: “Përafërsisht sa unë..!”. Beni: “Çfarë, a nuk ka majmun më të madh se ti a?!”….
LEXO EDHE: Niseni ditën duke qeshur me këto barcoleta
E pyet Beni babin: “Babi, si është kur je i dehur?. “I sheh bir ato dy pemë atje? Eh, të dehurve u duken sikur të jenë katër”. “Por babi, unë po e shoh vetëm një pemë!”….
Kthehet Drini nga shkolla dhe i thotë së ëmës: “Mami, mësuesja më ka pyetur se a kam vëlla apo motër që mëson në shkollën time?’. “Ti natyrisht se i ka thënë se nuk ke. E çfarë tha mësuesja për këtë?, e pyet mami. “Shyqyr Zotit!”.
Hyn Beni në një shitore dhe i drejtohet shitëses: “I kam 10 centë, çfarë më sugjeroni?”. “Një shitore tjetër”, i përgjigjet ajo. …
Një njeri duke ecur e sheh një fëmijë duke qarë. – Çka ke pse po qanë? -Më ka humbur 1 euro! – Ja merri 1 euro unë! Pastaj fëmija fillon të qajë edhe më shumë. – E çka ke tani? – Po të mos e kisha humbur ato, tani do t’i kisha 2 euro…