Anulohet seanca në rastin e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj thotë se procesi po shtyhet deri sa të v/des i ak/uzuari
Gjykata Themelore në Ferizaj ka anuluar mbajtjen e seancës gjy/qësore në rastin e Donjeta Pajazitaj. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i vi/ktimës, Shkelqim Pajazitaj përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se seanca ishte paraparë të mbahej sot në orën 10:00, dhe njoftimi që është anuluar i është dërguar atij sot në orën 08:26.
Shkelqimi thotë se si familjar të Donjetës mendojnë se seancat po anulohen shumë herë dhe do t’i anulojnë deri në ditën kur do të v/des i ak/uzuari dhe se e vërteta do të mbetet mister përgjithmonë.
“Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e njoftimi që nuk do të mbahet na vjen në ora 08:26, me arsye se nuk mund ta sjellin të ak/uzuarin në Gjykatë, a thu sot nuk do të mbahet asnjë gjyq sepse nuk paska transport shteti t’i sjellin të ak/uzuarit, apo vetëm për të aku/zuarin për vr/asjen e Donjetës nuk po mujka shteti t’i sigurojë transport”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Naser Pajazitaj është kushëri i familjes së vik/timës. Ai fillimisht ishte liruar nga ak/uzat për mungesë të provave. Në mars të vitit 2019, ai u gjet fajtor dhe u dë/nua me bu/rg të përjetshëm, por rasti u kthye në rigjykim.
Donjeta Pajazitaj u gjet e vd/ekur në bjeshkët e Strellcit në komunën e Deçanit, në dhjetor të vitit 2015.