Aktori i famshëm, Johnny Depp, është në një lidhje me Joelle Rich. Kjo e fundit është një avokate, e cila e përfaqësoi 59-vjeçarin në gjyqin e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër “The Sun”.
“PageSix” shkruan se avokatja është e martuar dhe thuhet se është duke u ndarë, por divorci i saj mund të mos jetë finalizuar ende.
Ndërkohë kujtojmë se në fillim të kësaj vere, Depp ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin e tij të famshëm për shpifje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.