64-vjeçari nga Shkupi është arrestuar nga policia pas aksidentit të së shtunës kur një automjet me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, rrugës për në Bllacë.
I arrestuari dyshohet si pjesëmarrës në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit.
Ai do të mbahet derisa të përfundojnë hetimet për të zbardhur arsyet e plota të aksidentit, ndërkohë që në terren vazhdon operacioni i kërkimit për tre anëtarët e familjes Pacolli, që ende rezultojnë të zhdukur në ujërat e lumit