Autoriteti Kombёtar i Kualifikimeve akrediton akademinё “QAP Esthetic Pretty Woman”, akademinё e vetme estetike tё nivelit tё katёrt nё Kosovё, nё fushёn e estetikёs sё fytyrёs dhe trupit.
Akademia “Pretty Woman” nёn udhёheqjen e Leonora Ademi Uka, ёshtё akademia e parё nё Kosovё qё ofron trajnime intensive me certifikatё profesionale e cila njihet ndёrkombёtarisht. Përbëhet prej një stafi, ku çdo njëri prej tyre janë më shumë se 1 dekad në këtë profesion dhe çdo njëri janë estetist të kualifikuar po ashtu të suksesshëm në bizneset e tyre.
“Akademia jonё nuk ofron certifikime pjesёmarrёse, janё certifikime pёr aftёsimin profesional nё fushёn e estetikёs, certifikata tё cilat pranohen ndёrkombёtarisht. Me certifikimet tona tё gjithё pjesёmarrёsit janё tё aftё profesionalisht tё veprojnё nё fushёn e estetikёs sё lёkurёs dhe trupit, e madje edhe tё hapin bizneset e tyre”, – sqaron znj. Ademi Uka pёr Infoline-News.
Trajnimet estetike qё ofrohen janё tё nivelit tё katёrt, apo thёnё ndryshe tё nivelit mё tё avancuar nё fushёn e estetikёs. Ky trajnim pёrmbanё 10 module dhe pёr 4 muaj rresht pjesёmarrёsit trajnohen pёr pastrimin dhe trajtimin e fytyrёs, depilimin e fytyrёs dhe trupit, manikyr, pedikyr, realizmin e grimit, formёsimin e vetullave, aplikimin e qerpikёve dhe realizimin e masazhit. Trajnimet janё intensive, me orar fleksibil pёr pjesёmarrёsit.
Leonora ka mbi 20 vjet pёrvojё pune nё fushёn e estetikёs dhe ka trajnuar shumё studentё qё sot drejtojnё edhe bizneset e tyre me shumё sukses. Po ashtu ka hapë biznesin e parë para 4 viteve për meshkuj “Edmond’s Beauty SPA” sallon i cili punon me përkushtim të madhë dhe janë mjaftë të suksesshëm në punën e tyre. Pёrkushtimi dhe puna e palodhshme e saj shpёrblehet pikёrisht me akreditimin e akademisё sё saj, e qё siҫ shprehet ajo qё ka qenё gjithmonё ёndёrra e saj mё e madhe pёr tё sjellё njё akademi e nivelit ndёrkombёtarё edhe nё Kosovё.
“Puna jonё ёshtё shpёrblyer, e tash njёkohёsisht fillon edhe rrugёtimi ynё i ri qё sigurisht do tё ketё sfida por dhe shumё sukses. Kёtё e them me bindje tё plotё duke e ditё se sa me pёrkushtim punohet nё kёtё akademi dhe sa shumё profёsionalizёm ka nё kёtё mes.”
Pretty Woman Academy pёrfshinё meshkujt dhe femrat, siguron trajnim profesional pёr estetikёn femёrore dhe mashkullore, nё pёrmirёsim dhe mirёmbajtje tё fytyrёs dhe trupit tё njeriut.