Pop Diva Adelina Ismaili ka reaguar ashpër për ato produksione që përdorin ende emrin e saj.
Artistja ka sqaruar se çdo bashkëpunim më herët ka patur kontratën përkatëse, por në momentin që ka përfunduar kjo e fundit, ata nuk kanë më të drejtë të përdorin emrin e saj.
“Keto produksione kane pasur DIKUR kontrata me mua dhe NUK KANE ME. Atyre kontratave u ka skaduar afati shume moti. Te drejtat per veprat e mia muzikore i kam vetem une dhe produksioni im”-ka shkruar ndër të tjera ajo.
Tutje ajo ka shkruar se apelon tek organet kompetente të reagojnë lidhur me këto keqpërdorime.
Kujtojmë se Adelina ndër vite ka bashkëpunuar me disa produksione kosovare, teksa këngët që janë përpunuar nga artistë të tjerë pa lejen e Adelinës janë: Shko, Shko n’R.S, Amaneti, Mos ma ndal, Kanagjeqi, Lavdi ushtari im, Oh po po, Sajzeza etj…