Policia në Ferizaj ka arrestuar sot një të dyshuar për keqpërdorim sek’sual të personave nën moshën 16 vjeç.
I arrestuari sipas Policisë është I.L i moshës 30 vjeçare.
Policia njofton se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Keqpërdorimi sek’sual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’ me dënim burgimi prej tri vjetëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.